Kasami me vëllezërit foto për Olympiacosin

Futbollisti strugan, Pajtim Kasami po përjeton një fazë të mrekullueshme me ekipin e tij të ri, Olympiacos me të cilët ka treguar paraqitje të shkëlqyer si në kampionatin grek, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve të Evropës.

Kasami është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, ndërsa sot Kasami në rrjetin më të madh social, “Facebook” ka shpërnda një foto së bashku me Afellay dhe Abidal, ku mes tjerash ka shruar. “Duke u bërë gati për fotografinë zyrtare për klubin FC Olympiacos, me vëllezërit Ibrahim dhe Eric” (Getting ready for the official team photo for Olympiacos Fc ëith the brothers Ibrahim and Eric).

Dje Olympiacos ka shënuar një fitore shumë me vlerë në Ligën e Kampioneve, duke i mundur 3:2 skuadrën kampione të Spanjës Atletico Madrid, ndërsa Kasami ishte edhe asistent i golit te tretë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button