Sot shpallet Republika e Iliridës

Sot (e enjte) prej orës 13:00 në sheshin Skënderbeu në Shkup do të bëhet shpallja solemne e Republikës së Iliridës.

Aktin e shpalljes do ta bëjë përmes një konference për shtyp, kryetari i Iliridës Nevzat Halili.

Në këtë manifestim do të jenë të pranishëm delegatët e Republikës së Iliridës, nga gjithë Maqedonia.

Kryetari i Iliridës gjatë një prononcimi për Televizionin Koha thot se republika e cila do të shpallet gjatë ditës së nesërme do të ketë të gjitha institucionet e nevojshme që i nevoiten një republike të zakonshme, ai thotë se këtë e bënë në mënyr publike dhe nuk ka nevojë të fshihet.

Shpallja e Iliridës duhej të bëhej të Hënën mirëpo u prolongua me kërkesë të faktorit ndërkombëtar.

Sipas ideatorëve të kësaj nisme, Republika e Iliridës do të funksionoj si shtet i pavarur brenda kufijve ekzistues të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button