Bertel: Është gabim të mendohet se BE nuk do të ketë vende të reja anëtare

Unë nuk jam për atë që të ndërpritet zgjerimi i Bashkimit Evropian, e as, Luksemburgu nuk e bllokon Maqedoninë në integrimet evropiane. Ky është mesazhi i kryeministrit të ri të Luksemburgut, Ksavier Bertel.

Duke komentuar për bashkëpunimin e Maqedonisë në lidhje me BE-në dhe ndalimin e tërë procesit të zgjerimit, Bertel, i cili vitin e kaluar pas 19 viteve qeverisje e ndëroi Zhan-Klod Junker në pozitën e kryeministrit në Luksemburg, thotë se është gabim që mesazhi i Bashkimit Evropian është se nuk do të ketë vende të reja-anëtare të BE-së.

-Presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian, Junker, tha se nuk duhet pasur më tepër zgjerim, duhet t’u sqarojmë njerëzve përse po e bëjmë një gjë të tillë. Megjithatë, besoj fuqimisht nëse kemi përcaktuar rregulla, atëherë të njëjtat duhet t’i respektojmë dhe është e rëndësishme të thuhet po ose jo. Nuk mund ta pranoj se duhet të kalojnë 30-40 vjet që një vend të bëhet anëtare nëse një gjë e tillë mund të ndodh më shpejtë,decid kryeministri 41-vjeçar i shtetit i cili në një kokë banori ka kontribut më të madh në Bashkimin Evropian.

Në pyetjen që konkretisht të përgjigjet se çfarë mendon për situatën me eurointegrimet e Maqedonisë pozita e vendit që nëntë vite është kandidat për anëtarësim, ndërsa pesë vite merr rekomandime pozitive nga Eurokomisioni për t’i filluar negociatat inkuadruese, Bertel fillimisht me përgjigje:

-Nuk e di nëse e dini, por unë kam studiuar në Greqi”, tha njeriu i parë i Luksemburgut, duke aluduar se në lidhje me problemin ndoshta do të merrte anë për shkak të ditëve të tij studentore të kaluara në Selanik. Megjithatë, Bertel shtoi se ai vlerëson se “do të ishte gabim nëse thuhet se nuk do të ketë zgjerim në pesë vitet e ardhshme, ndërsa që është realitet.

-Por, mos më pyesni për pozitën për vendin e vendit tuaj nëse do të jetë ose jo, pasi që ky është vendim për të cilin duhet të sjellim vendim. Por, duhet t’u them se unë nuk jam ai i cili e bllokon zgjerimin, veçanërisht kur rregullat janë identike dhe të njëjtat respektohen, theksoi Bertel në lidhje me Maqedoninë.

Lajme të ngjashme

Back to top button