APARTHEJDI NË KOSOVË, IMAMËT DHE PRIFTI ANTON KQIRA

“Çdo gjë këputet prej së holli , vetëmse e keqja (zullumi) këputet prej së trashi”…

Kjo fjali e plotëkuptimtë i përshkruhet Pejgamberit të fundit, Muhamedit (Paqja e Zotit qoftë mbi te) dhe e njëjta gjatë historisë deri sot ka aritur që të dëshmohet shumë herë, me çka, jo që e vërteton saktësinë e fjalëve të të Dërguarit të Zotit ( sepse fjalët e tij janë nga shpallja Hyjnore), por ua qetëson zemrat e të gjithë njerëzve të drejtë mbi të cilët është ushtruar dhunë dhe të cilët u janë nënshtruar torturave dhe maskarellëqeve të pushtetarëve të ndryshëm.

Kosova , shteti më i ri në botë , gjithsesi është bërë laureat edhe për shtetin më të ri me Aparthejd. Caqet e persekutimit nga ky shtet-Aparthejd janë bërë ata të cilët më së paku e meritojnë një gjë të tillë, Islami, muslimanët dhe imamët.

Të luftosh terrorizmin është e drejtë shtetërore dhe njerëzore si dhe obligim i çdo njeriu paqedashësh, por të mbulosh korrupsionin dhe shkatërimin e çdo gjëje bashkëkohore në shtetin tënd, nën preteks të një “lufte virtuale” të mbuluar me petkun e ruajtje së pushtetin qoftë edhe si humbës, nuk paraqet asgjë tjetër jashta një (pu)shtet pakurrizor i cili është në gjendje ta djeg imazhin e Kosovës bashkëkohore, vetëm se ta mbroj vehten dhe klanin e tij nga burgu.

Preteksi “nxitje e urrejtjes fetare” është tragjikomike dhe i  paprecedanë.Po , a kanë harruar Hashimi dhe klani i tij, se nxitësi i vetëm i urrejtjes fetare ndër shqiptarët ka qenë dhe mbetet Anton Kqira,prifti  i cili shqiptarët musliman, jo vetëm që i quajti qenj, por ai shprehi keqardhje që Milosheviqi nuk i ka rrjep edhe 1.9 milion shqiptar (musliman) në Kosovë.  Dhe që tragjedia të jetë më e madhe këtë prift katolik, jo që nuk e ndëshkoi, por udhëheqësia shtetërore e Kosovës edhe e dekoroi për kontribut patriotik në diasporë.

Poashtu, Hashimi dhe “partiotët” e tij, kanë “harruar” se serbët  e Mitrovicës vazhdimisht po e mbajnë pezull integritetin territorial të Kosovës, duke mohuar shtetësinë e saj dhe duke ushtruar dhunë ndaj shqiptarëve në Mitrovicën “kosovare”.  Kësaj pune i thonë të bëhesh ujk ndaj shqiptarëve të pafajshëm, ndërsa qengj ndaj armiqve serb.

Në anën tjetër, ky (pu)shtet pakurrizor dhe skajshmërisht i korruptuar, lufton besimin islam dhe muslimanët, duke bërë arestime senzacionale mediale.  Nuk do mend që nga këto arestime do të mbeten pikë e zezë në historinë shqiptare, sepse besoj që drejtësia përfundimisht do të vij në vendin e duhur dhe të burgosurit e pafajshëm, faqebardhë do të kthehen pranë familjarëve të tyre.

Fatmirësisht, shqiptarët e dijnë mirë që kësaj qeverie të Hashimit i ka skaduar afati dhe janë në pyetje ditët kur këta do të duhet të burgosen dhe para drejtësisë të japin llogari  si terrorist të vërtetë ekonomik dhe social.

Shqiptarëve paqëdashës (pamvarësisht përkatësisë së tyre fetare) nuk u mbeten asgjë jashta se të ngrejnë zërin e paqes  kundër aparthejdit të ri kosovar.

Lajme të ngjashme

Back to top button