Nuk ka haxh për të moshuarit dhe të sëmurit

Autoritetet shëndetësore në Arabinë Saudite u sugjerojnë personave të moshuar dhe atyre me sëmundje kronike, të shtyjnë haxhin për shkak të epidemisë së koronavirusit që shkaktoi 38 të vdekur

Ata kanë kërkuar nga besimtarët që janë në vizitë me rastin e Ramazanit që të vendosin maska në ambientet e populluara, me qëllim pengimin e përhapjes së virusit MERS.

Autoritetet shëndetësore u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve që të kujdesen për standardet e higjienës personale, të përdorin facoleta kur teshtijnë dhe kolliten, si dhe të kenë vaksinat e duhura.

Virusi MERS (Middle East respiratory-sindrome) u shfaq në gadishullin Arabik në shtator të vitit 2012. Ky virus është pjesë e një familjeje të madhe virusesh, ku përfshihen i ftohti i zakonshëm dhe SARS-i (severe acute respiratory syndrome).

Deri më sot Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar 80 raste infektimi, përfshirë 44 raste vdekjeje në mbarë botën.

Lajme të ngjashme

Back to top button