Komuna e Strugës përditëson dhe pajis rrugët me sinjalizim të ri (FOTO)

Pas aksionit të vendosjes së shenjave horizontale të komunikacionit vetëm pak kohë më parë , përkatësisht shënjimit të rrugëve për këmbësorë, shënjimit të vijave ndarëse ,etj , Komuna e Strugës në mënyrë sistematike po vazhdon me vendosjen e shenjave vertikale në qytet.

Konkretisht pas rehabilitimit të rrethllotullimeve të qytetit , të njëjtët janë pajisur tërësisht me sinjalizim përkatës vertikal me karakter paralajmërues , të rrezikut. Shenjat vertikale janë vendosur dhe po vazhdojnë të vendosen në të gjitha akset kryesore dhe dytësore të qytetit.

Aksioni i vendosjes së sinjalizimit rrugor do të vijojë në të gjithë territorin e Komunës së Strugës duke përfshirë edhe vendbanimet rurale dhe atë në pikat më problematike, që përbëjnë prioritet për sigurinë e qytetarëve, si afër shkollave, spitaleve, udhëkryqeve, rrugëve me potencial rreziku etj.

shenja Struge

shenja Strugeshenja Struge

shenja Struge

 

Lajme të ngjashme

Back to top button