Mot me vranësira dhe reshje lokale të shiut

Moti në Maqedoni paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në pjesët jugore me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe bubullima të rralla. Gjatë ditës vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor.

Temperatura do të lëvizë prej 17 deri 25 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme, gjatë ditës vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 25 gradë.

Gjatë fundjavës dhe të hënën në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje të afatshkurtëra të shiut dhe bubullima.

Lajme të ngjashme

Back to top button