Davutogullu në takim me Gruevskin, komentojnë rrugën për Evropë

Kryeministri Nikolla Gruevski dhe ai turk, Ahmet Davutogullu janë pajtuar se ndërmjet dy vendeve ka respekt të ndërsjellë dhe mirëkuptim.

“Turqia është një partner strategjik i Maqedonisë. Ky takim është konfirmim i këtyre marrëdhënieve tradicionale”, ka thënë Gruevski, gjatë vizitës në Ankara. Dy bashkëbiseduesit kanë deklaruar se do të çohen përpara marrëdhëniet tregtare dhe investimet.

Dy kryeministrat janë pajtuar se integrimet evro-atlantike të dy vendeve janë një shtysë e mirë për bashkëpunim.
“Maqedonia e vlerëson faktin se Turqia i vlerëson interesat nacionale të vendit dhe përkrah atë në aspiratat evro-atlantike”, ka thënë Gruevski.

Kryeministri turk tha se me Maqedoninë kanë lidhje tradicionale. Kjo sipas tij, shihet edhe në raportet ekonomike.
“Marrëdhëniet politike janë në nivel të kënaqshëm. Nuk kemi pasur ndonjë çështje të hapur në raportet politike ndërkombëtare”, ka thënë kryeministri turk

Lajme të ngjashme

Back to top button