Turqia, vendi ku të huajt kthehen në Islam

Mbi 8 mijë persona, shumica e të cilëve ishin të krishterë, kanë pranuar Islamin në Turqi midis viteve 2000-2013.

Ata të cilët pranuan islamin janë kryesisht shtetas gjermanë, frënge dhe angleze si dhe njerëz nga ish-republikat sovjetike. Shumica nga ta kishin pranuar islamin pasi kishin vizituar Turqinë. Këto të dhëna janë mbledhur nga Agjencia Anadolu.

Në 5 muajt e parë të vitit 2013, numri i njerëzve të cilët vendosën që të bëhen musliman është 410.
Nimetullah Erdogmus, myftiu i krahinën Dijarbakir, tha se njerëzit kishin qenë në kërkim për të vërtetën hyjnore, dhe tha se ata i ftojnë njerëzit vazhdimisht në driten e Teuhidit (Njëshmërinë e Zotit), besimi se nuk ka asnjë Zot tjetër përveç Allahut.

“Në botën e sotme, ku njerëzit kanë probleme të shumta dhe kriza morale, ata janë në kërkim për të vërtetën hyjnore e cila e rrit interesin e feve,” tha ai.

“Kjo është arsyeja pse njerëzit e gjejnë veten në Islam . Ne besojmë se të gjithë do të përfundojë kërkimin në Islam, pasi Kurani i shenjtë nuk ka ndryshuar fare, nuk është i falsifikuar, dhe është i njëjtë si në versionin origjinal. “

Për shumë njerëz që konvertohen në Islam, veçanërisht në Perëndim, Erdogmus thotë se është duke krijuar hulumtime në këtë fushë. /mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button