Vatikan, Papa flet për vizitën: Përshëndes shqiptarët për përgatitjet

Katër ditë para se të vizitojë Shqipërinë, Papa Francesku i është drejtuar sot besimtarëve me një mesazh popullit shqiptar.

“Të dielën me ndihmën e Zotit do të shkoj në Shqipëri. Kam vendosur ta vizitoj këtë vend, sepse ka vuajtur shumë për shkak të një regjimi të tmerrshëm ateist dhe tani po mundësojnë një bashkëjetesë paqësore midis besimeve të ndryshme fetare. Përshëndes me dashuri popullin shqiptar. E falenderoj për përgatitjen e vizitës sime”, u shpreh Papa, transmeton Oranews.

Papa Francesku do të vizitojë Shqipërinë  ditën e dielë me 21 shtator. Ai do të pritet nga kryeministri Rama dhe përfaqësues të kishës katolike.

Në orën 11:00 Papa i Vatikanit do të mbajë meshën në Sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Lajme të ngjashme

Back to top button