“Pyjet e Maqedonisë”, afro 50 të pranuar nga Tetova ende pa një vend pune

Që nga lotaria spektakolare për punësimin e rasteve sociale, shumë nga të pranuarit mbesin ende vetëm me dokumentin për vendimin e nënshkruar.

Një vendim pune që nuk e përfill askush, nga i cili nuk ka as vend pune as rroga por vetëm një biletë fituese që të humbë të drejtën e ndihmës sociale dhe asistencës mjekësore, ky është rrëfimi ia tyre që po gjejnë zhgënjimin më të madh pas mrekullisë që solli lotaria për konkursin “Pyjet e Maqedonisë.

Në Tetovë presin afro 50 persona që të sistemohen, por atyre nuk u është ofruar asgjë deri më tani nga askush.

Fatin e njëjtë e ndajnë edhe Shukri Shabani, Sulejman Luma dhe Nuredin Murati të cilët janë pjesë e afro 50 personave që janë pranuar në konkursin qeveritar’ por që nuk e gjejnë atë ende. Një komunë e stërngarkuar siç është komuna e Tetovës nuk u jep shpresë për një angazhim më të shpejt. Gjithçka çka ka ofruar komuna, për pjesën më të madhe të tyre është një trajnim dy ditorë se si të gjenden ne rrethin e ri. Për administratorët e lënë pas dore, pa rrogë pa ndihma sociale dhe pa një vend pune, është vështirë për tu gjetur në këto rrethana të reja.

Kënaqësia që ofroi marrja e këtij vendimi ka filluar të venitet tek Shukri Shabani, 31 vjeçar nga Tetova. Po bëhen një vit pas marrjes së vendimit të punës dhe ai që nga ajo kohë nuk është sistemuar në ndonjë vend pune. Shabani thotë për Portalb se ndryshe nga ata që janë punësuar në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit, këta nuk kanë marrë asnjë rrogë.

Të pranuarit në këtë konkurs qeveritarë nënshkruan vendimet e punës në 21 nëntor 2013. Një pjesë e tyre u sistemuan ndërsa një pjese tjetër u premtohet sistemimi nëpër vende të punës në dhjetorë të vitit 2013. Që nga atëherë, gati bëhen një vit dhe shumë nga të pranuarit përveç vendimit të punës nuk kanë asgjë tjetër.

Shukri Shabani, thotë se disa herë është interesuar në Agjencionin për informim publik, tek Petar Bogucevski, por u është thënë se problem paraqesin komunat të cilët nuk janë të gatshme të pranojnë adminsitratorë nga ky konkurs për shkak të mbingarkesës.

Petar Boguçevski, nga Agjencioni për informim publik, thotë për Portalb, se kjo është një çështje shumë e gjerë. Sipas tij, po veprohet hap pas hapi sipas dinamikës së lirimit të vendeve të reja të cilët më pas do të mundësojnë sistemimin e të pranuarve në konkurs.

Shabani, thotë në konkurs kamë konkurruar me shkollë të mesme, ndërsa më thonë se jam pranuar me shkollë fillore. Nuk është vetëm kjo sfida e qëndrimit pezull për Shabanin.
” Edhe pse jemi të pranuar me vendim pune nga ana e qeverisë, në Entin për Punë Sociale në Tetovë evidentohemi ende si të papunë dhe jemi të detyruar që të paraqitemi rregullisht në Entin social. Përveç kësaj, kam humbur edhe asistencën sociale”, thotë Shaban Shukriu.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button