Republika e Nevzat Halilit

Nevzat Halili të enjtën do të shpallë Republikën e Iliridës. I inkurajuar nga kjo nismë kombëtare unë kam vendosur sot të mërkurën në lagjen time të shpallë Republikën e Shkup-Veriut! Shpresoj se disa media të papërgjegjshme në gjuhën shqipe dhe maqedone do t’i kushtojnë po aq vëmendje shpalljes së Republikës Shkup-Veri sa edhe Republikës së Nevzat Halilit.
Populli jonë thotë mos paç punë, luj derën. Në fakt, mos paç punë, bëj budallallëqe si Nevzat Halili e disa badihavxhi rreth tij.
Kjo është tallja më e madhe që i bëhet interesit të shqiptarëve të Maqedonisë. Mosdija dhe dobësimi i nervave nuk të japin të drejtë të dëmtosh popullin tëndë. Ose të tradhtosh!
Shqiptarëve nuk ua ka pirë sorra ment sa të harrojnë se idetë për ndarje etnike janë propozime zyrtare të shtetit serb për kinse normalizimin e marrëdhenieve shqiptaro-serbe.
Përveç kësaj, në vitin 2001 shkembim territoresh propozoi Akademia e shkencave dhe arteve të Maqedonisë.
Shqiptarët s’kanë territore për të dhënë dhe për të shkëmbyer. Pouçja Xate mund të shpallë republika vetëm në arat e tij në Poroj. Ai më mirë do ishte të merret me nipërit e tij se sa me hallet e shqiptarëve. Kur i pati pesë minutat e tij në vitrin 1991, nuk diti ti shfrytëzojë për të mire të shqiptarëve. Problemet shëndetësore nuk zgjidhen me shpalljen e republikave.
Po të mos ishte puna serioze, Republika e Nevzat Halilit do të ishte barcoleta më e mirë e javës. Kjo punë është t’ia futish kot. Askush nuk do ta kuptojë seriozisht, përveç qendrave antishqiptare që do ta konsumojnë nepër media duke u përpjekur që edhe për të satën herë shqiptarët në Ballkan t’i paraqesin si element turbullues.
Si duket këto qendra janë shqetësuar shumë nga mesazhi që dha kancelarja gjermane Angela Merkel në samintin e Berlinit, ku përkrah kishte kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ajo Serbisë dhe satelitëve të saj në Ballkan u tha qartë, ne kemi zgjedhur partnerët tanë në Ballkan, ju si të doni, me BE-në apo me Rusinë. Bujrum!
Fakt tjetër që ka shqetësuar qendrat antishqiptare është edhe ardhja e Papa Françeskut në Shqipëri. Kjo vizitë si duket ua ka prerë shpresat qarqeve jodemokratike të përdorin argumentin e xhihadistëve shqiptar për të komprometuar orientimin properendimor të shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ju te portalbit nuk eshte kjo R.e Nevzat Halili nese nuk e dini jeni pas viteve 70 e kendej gjenarat e re lexoni ose pyetni dike ju tregon se R.e Ilirides ka egzistuar para N.H. Edhe pse ju tallani me N.H do vi koha si ne Kosove njejte ateher cfar do thoni se.

Back to top button