Ardian Bujupi i ofrohet gjysmë milionëshit

Këngëtari me origjinë shqiptare, Ardian Bujupi, është duke e shijuar suksesin e këngës së tij me të re ‘Boom Rakatak’. Që nga koha e publikimit të kësaj kënge në kanalin ‘Yotube’ e deri me tash ka arritur t’i mbledhë rreth gjysmë milioni shikime.

Ky sukses duket se e ka habitur këngëtarin. Përmes një statusi në rrjetin social ‘facebook’, Bujupi ka shprehur habinë e tij për shpejtësinë e grumbullimit të klikimeve. “400.000 so fast!” ishte shkrimi i tij, transmeton Tribuna.

Po ashtu, Ardiani para disa ditësh ka nënshkruar kontratë me ‘Universal Music’ fraksionin e ‘SMS Audio’ që menaxhohet nga reperi 50 Cent dhe menjëherë pas këtij nënshkrimi ai hodhi në treg këngën e lartë përmendur me të cilën është duke thyer majat e top listave.

Lajme të ngjashme

Back to top button