Elvana Gjata me album të ri

Këngëtarja e famshme nga Shqiperia Elvana Gjata anëtarja e Labebit Three Dots, mbrëmë ka publikuar disa fotografi në rrjetin e saj social Facebook, duke bërë të ditur që shumë shpejt pritet një album nga ajo.

Këto fotografi janë bërë në studiot e Three Dots, ku sigurisht ajo është duke punuar për albumin e ri, transmeton Indeksonline.

Publikimin e këtyre fotove Elvana e kishte bërë me plan, në fotografinë e parë që ajo bëri publike ka vendosur në mbishkrim numrin 3.

Ndërsa më pas Gjata publikoj edhe një tjetër foto ku shkruante Album 3.  /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button