Qeveria krijon përkufizim me anë të së cilit do të kemi borxh më të ulët publik

Borxhi Publik mori përkufizim të ri. Me propozim të qeverisë  Kuvendi me një procedurë të përshpejtuar ka pranuar që të zvogëlohet rrethi i subjekteve të cilave nuk do të ju përfshihet borxhi i tyre në borxhin publik.

Kjo do të thotë se borxhi i Bankës Popullore, të komunave, Ndërmarrjeve Publike, shoqatave tregtare në pronësi të shtetit, nuk do të përllogariten ën borxhin publik.

Analisti ekonomik Sllobodan Najdovski thotë se kjo përllogaritje e borxhit nuk është asgjë tjetër por një manipulim që të mos arrihet deri tek kufizimi prej 60 përqind.

“Kjo ndodh për shkak se qeveria nuk dëshiron që kolapsi të ndodh gjatë qeverisjes së kësaj garniture por pas një kohe”, theksoi Najdov.

Kanë reaguar edhe nga opozita LSDM-ja duke thënë se Kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministri i Financave Zoran Stavreski gjetën mënyrë të re se si ta fshehin borxhin publik.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button