Derbi sot luhet në Munich, Bayern – City

Sot në kuadër të Ligës së Kampionëve janë në program ndeshjet e katër grupeve të tjera, grupeve F,H,G,H.

Tetë ndeshje, secila më e bukur se tjetra, do bëjnë që dashamirët e futbollit të kalojnë një tjetër natë emocionuese.

Ndeshja që pritet të tërheqë vëmendjen e audiencës është ajo që zhvillohet në Gjermani, ndërmjet kampionit të Bundesligës, Bayern Munchen, dhe kampionit të Premierligës, Manchester City.

Ndeshje interesante është edhe Barcelona – Apoel, ku Luis Enrique do të bëjë debutimin në Ligën e Kampionëve. Sot prej futbollistëve shqiptarë presim që në fushë ti shofim Xherdan Shaqirin e Bayernit dhe Agim Ibraimi me Mariborin. /Portalb/

Ndeshjet për sot janë:

Bayern Munchen – Manchester City
Roma – Cska Moscow
Ajax – PSG
Barcelona – Apoel
Chelsea – Schalke
Maribor – Sporting
Bilbao – Shakhtar
Porto – Bate Borisov

Lajme të ngjashme

Back to top button