Energjia elektrike më e shtrenjtë për qytetarët, më e lirë për firmat

Qytetarët kanë filluar të mendojnë se cilin operator ta zgjedhin pas liberalizimit të paralajmëruar të tregut të energjisë elektrike. Ashtu si kompanitë, ato duhet më 15 nëntor të vendosin nga kush do të blejnë energji elektrike.

Ato që nuk do ta ndryshojnë furnizuesin do të mbeten në rrjetin e EVN Maqedoni por do të duhet të firmosin marrëveshje të reja.

“Nëse ka ndonjë operator me çmime më të ulëta normal që do të shkojmë atje. Këto e kanë tepruar nuk e di sa herë i kanë rritur çmimet”, deklaruan qytetarët për REL.

Ekspertët thonë se liberalizimi do të ulet çmimi i energjisë elektrike por vetëm në industri.

Lajme të ngjashme

Back to top button