Gruevski takohet me presidentin Erdogan dhe homologun Dautogllu

Kryeministri Nikolla Gruevski sot, në kuadër të vizitës në Republikën e Turqisë, do të takohet me presidentin Rexhep Taip Erdogan dhe me homologun e tij, kryeministrin turk, Ahmet Dautogllu.

Gruevski gjatë dy ditëve të fundit mori pjesë në biznes forume në qytetin Eksishehir, rajonin industrial Koxhaeli dhe Izmit ku para ekonomistëve turq janë prezantuar volitshmëritë të cilat i ofron Maqedonia për investitorët e huaj, për hapjen e bizneseve dhe vendeve të reja të punës.

Sipas agjendës, delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri në përbërje të së cilit janë edhe ministrat pa resor për tërheqjen e investimeve të huaja, Bill Pavleski dhe Furkan Çako, si dhe zëvendësdrejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe nxitje të eksportit, Kliment Shekerovski, gjatë ditëve në vijim do të marrë pjesë edhe në biznes forume në Ankara, Adana dhe Mersin.

Turqia është në mesin e 10-të partnerëve më të rëndësishëm tregtar të Maqedonisë. Në vitin 2013 u gjend në pozitën e nëntë, ndërsa investimet e drejtpërdrejta të huaja dy viteve të fundit janë 44 milionë euro. Turqia bën pjesë në grupin e ekonomive që rriten shpejtë në Evropë, me rritje të bruto prodhimit vendor prej katër për qind dhe është një ndër 20-të ekonomitë në botë. Rolin udhëheqës që e ka ky vend në fushën e përpunimit të elementeve të industrisë automobilistike, pajisjeve elektronike, tekstilit dhe materialeve ndërtimore e bëjnë destinacion atraktiv prej të cilit mund të merren përvoja, por edhe në të cilën ka biznes partnerë potencial të cilat mendojnë që ta zgjerojnë biznesin e tyre jashtë kufijve të Turqisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button