Qeveria fsheh borxhin duke mos llogaritur ndërmarrjet publike

Kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministri i Financave Zoran Stavreski gjetën mënyrë të re se si ta fshehin borxhin publik në të cilën pushteti tanimë nuk do të përllogarit borxhet e Ndërmarrjeve publike themeluar nga shteti, borxhet nga komuna e Qytetit të Shkupit, borxhet nga Shoqatat tregtare në pronësi të shtetit dhe pushtetit komunal.

Nga lartësia e borxhit publik, Qeveria po fshin edhe borxhin e Bankës popullore në Maqedoni, reagon LSDM pasi që ndryshimet e borxhit publik u gjetën në procedurë të shkurtuar në Parlament.

“Pas kritikave të FMN-së, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë se pushteti në Maqedoni nuk është transparent në borxhin, Gruevski dhe Stavreski patjetër të pajtohen me shpalljen shtesë të borxhit në ueb faqen e Ministrisë së Financave…”, shkruhet në komunikatën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button