Shtrenjtohet benzina dhe derivatet e naftës

Komisioni rregullator për energjetikë vendosi që benzina dhe derivatet  naftës të rriten për 2,5 denarë, respektivisht 3 denarë për litër.

Nga mesnata, çmimi i Eurosuper 95 do të rritet për 2,5 denarë, dhe çmimi i ri do të jetë 81 denarë për litër, ndërsa Eurosuper 98 do të shënon rritje për tre denarëve dhe do të shitet për 83 denarë.  

Për tre denarë do të rritet edhe çmimi i Eurodizelit dhe çmimi i ri do të jetë 70 denarë ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisni, çmimin do ta ketë 59 denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button