LSDM: Todorov ka lejuar që 1 mijë fëmijë të mbeten pa insulinë

Nikolla Todorov ka lejuar 24 mijë persona të mbeten pa terapinë e duhur me  insulinë. Kështu deklarojë nga Lidhja Social Demokrate (LSDM) duke shtuar se ministri gjithashtu ka lejuar që 1 mijë fëmijë të mbeten pa insulinën që e përdorin.

“Todorov këtyre pacientëve insulinën ua zëvendëson me rezerva të tjera në vend. Me këtë e rrezikon shëndetin e njeriut, disbalans tek organizmi i fëmijëve në zhvillim dhe pasoja fatale për qytetarët më të moshuar”, deklarojnë nga LSDM-ja.

LSDM kërkon nga Nikolla Todorov dhe Nikolla Gruevski që ti konsultojnë mjekët për pasojat nga amaterizmi i tyre dhe menjëherë të marrin masa për sigurimin e insulinës së duhur të personave me diabet.

Kanë reaguar menjëherë nga VMRO-DPMNE duke thënë se në Maqedoni nuk ka krizë insulinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button