Për fituesin e Ligës së Kampioneve, 60 milion euro

Federata futbollistike europiane, prezantoi sistemin e shpërndarjes së arkëtimeve të Championsit për sezonin 2014-2015.

Uefa jep shifrat e Championsit. Skuadra që në 6 qershor të 2015, në Berlin do ngrejë lart trofeun më të dëshiruar, do të shpërblehet me 37.4 milionë euro, përvec kuotës që lidhet me të drejtën televizive. Vitin e kaluar vetëm ky zë, i kishte mundësuar dy skuadrave finaliste, Realit dhe Atletikos së Madridit një arkëtim shtesë prej 20 milionë eurosh, ndaj shumë totale që përfiton skuadra që do të fitojë Championsin është pothuajse 60 milionë euro. Aspak keq, edhe pse në këto kohë nuk mjaftojnë për të blerë një top-player alla James Rodriguez apo alla Suarez.

Federata futbollistike europiane, prezantoi sistemin e shpërndarjes së arkëtimeve të Championsit për sezonin 2014-2015. Secili prej 32 klubeve që kanë arritur në fazën e grupeve, do të arkëtojë një minimum prej 8.6 milionë eurosh. Në total skuadrat pjesëmarrëse do të ndajnë 900 milionë euro, një buxhet prej 500.7 milionë eurosh si kontribut fiks për shpërndarjen e shpërblimeve për fazën e grupeve, paraqitjet dhe bonuset për kualifikimet, si dhe 409.6 milionë euro si kontribut që varion nga kuotat e merkatos televizive. Cdo skuadër që impenjohet në fazën e grupeve do të marrë bonusë në lidhje me paraqitjet, një milionë euro për cdo fitore dhe 500 mijë euro për cdo barazim në fazën e grupeve. Skuadrat protagonist në 1/8 do të marrin nga 3.5 milionë euro, ato që impenjohen në cerekfinale 3.9 milionë euro dhe gjysmëfinalistet 4.9 milionë. Skuadra fituese e Championsit merr 10.5 milionë euro ndërsa ajo që mposhtet në finale 6.5 milionë euro.

Për sa i përket Europa League, secila prej 48 skuadrave pjesëmarrëse në fazën e grupeve do të marrë nga 1.3 milionë euro, fitorja vlen 200 mijë euro, ndërsa barazimi 100 mijë. Fituesja e Europa League do të mbledhë 9.9 milionë euro, plus të drejtat televizive.

Lajme të ngjashme

Back to top button