Mot i ndryshueshëm me reshje të shkurtëra të shiut

Moti në Maqedoni nesër paradite do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, me më shumë diell në pjesët jugore të vendit.

Pasdite vranësirat çdokund do të rriten dhe do të ketë dukuri të reshjeve të shkurtëra të shiut, ndërsa në juglindje me dukuri të bubullimave. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej nëntë deri 15 gradë, ndërsa e ditës prej 18 deri 24 gradë Celsius.

Në Shkup moti paradite do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, ndërsa pasdite me kushte për dukuri të reshjeve të shkurtëra të shiut. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 14 gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri 22 gradë.

Të enjten dhe të premten do të ketë stabilizim të motit.

Gjatë fundjavës në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje të shkurtëra të shiut dhe bubullima, ndërsa temperaturat ngadalë do të ngriten.

Lajme të ngjashme

Back to top button