Ndërroi jetë Limani, i akuzuari në rastin e Sopotit

Njëri nga të akuzuarit në rastin e Sopotit, Safet Limani ka ndërruar sot jetë. 43 vjeçari Limani nga fshati Sopot i Kumanovës, ka vdekur nga një sulm kardiak. 

Deri në çastet e fundit të jetës, ai ndodhej në arrati pasi asnjëherë nuk kishte pranuar akuzat e ngritura kundër tij dhe bashkëfshatarëve të tjerë për rastin e shpërthimit të minës në këtë fshat në vitin 2003, njofton Alsat-M. 

Limani së bashku me të akuzuarit e tjerë për këtë rast ishin dënuar me 156 vjet burg, për kinse vendosjen e një mine antitanke ku jetim humbën dy ushtarë polak dhe një përkthyes maqedonas.

Lajme të ngjashme

Back to top button