Dortmundi nuk ja fali Arsenalit, Juve merr 3 pikë

Skuadra gjermane, Borussia Dortmund, me lehtë se që pritej shënoi fitore 2:0 kundër Arsenalit.

Me golat e Ciro Immobile e Aubameyang, gjermanët arkëtuan tri pikë në këtë sfidë.

Fitore të vështirë shënoi Liverpooli, që vetëm në fund triumfoi 2:1 kundër Ludogorets.

Mario Balotelli kaloi në epërsi The Reds me golin e shënuar në minutën e 82-të, mirëpo në minutën e parë shtesë barazuan mysafirët përmes Abalo.

Gjithsesi, tri pikë Liverpoolit ia siguroi Steven Gerrard me një gol nga penalltia në fundin e minutave shtesë.

Befasi pati në Greqi, aty ku Olympiacosi mposhti 3:2 Atletico Madridin, teksa Juventusi triumfoi 2:0 ndaj Malmos.

Grupi A

Juventus – Malmo 2:0

Olympiacos – At Madrid 3:2

Grupi B

Liverpool – Ludogorets 2:1

Real Madrid – Basel 5:1

Grupi C

Benfica – Zenit 0:2

Monaco – B. Leverkusen 1:0

Grupi D

B. Dortmund – Arsenal 2:0

Galatasaray – Anderlecht 1:1

 

Lajme të ngjashme

Back to top button