Reali nuk e bëri “mall” Baselin (Video)

Pa shumë befasi, Real Madridi ka arritur të shënojë fitore në sfidën kundër Baselit në Santiago Bernabeu.

Mbretërit triumfuan hiq më pak se 5:1 kundër zviceranëve, në një sfidë të lehtë për ta.

Suchy (14’ ag), Bale (30’), Ronaldo (31’), Rodriguez (37’) dhe Benzema (79’) shënuan në këtë fitore të spanjollëve, teksa golin e vetëm të zviceranëve e realizoi Gonzalez (38’).

Taulant Xhaka u paraqit 90 minuta në këtë sfidë për Baselin, teksa Shkëlzen Gashi e Naser Aliji nuk u paraqitën fare.

Lajme të ngjashme

Back to top button