Trajtimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit në media (2)

plotna-002
Njësia policore Tigrat në Mateç (majtas). Foto: Wikipedia, 2001. Njësiti i UÇK-së në lëvizje mbi Tetovë, 2001 (djathtas). Foto: Insert nga një video klip në Youtube, 2007

Potencimi në titujt, por edhe në përmbajtjet e teksteve se nënshkruesit nga blloku politik maqedonas nuk do të marrin pjesë në shënimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe përputhja e pushimit vjetor të liderit të VMRO-DPMNE-së me këtë ngjarje (edhe atë jo vetëm këtë vit) jo rastësisht e shtyn lexuesin të mendojë se blloku etnik maqedonas (edhe pozita edhe opozita) nuk është e kënaqur me mënyrën se si praktikohet kjo marrëveshje.

 

Shkruan: Doc.dr. Sevtllana Veljanovskadоktore e të drejtës ndërkombëtare

 

(Kjo është pjesa e dytë dhe e fundit e analizës. Pjesën e parë mund ta gjeni këtu)

 

Radio DW për Marrëveshjen kornizë të Ohrit i përcjell mendimet e ekspertëve. Edhe pse bëhet fjalë për qëndrime personale, publiku fiton përshtypje se bëhet fjalë për deklarata që nuk kanë të bëjnë me dokumentin e njëjtë.

Deklarata e njërit nga analistët se:

Edhe pse kriza e vitit 2001 u shoqërua edhe me konflikte të armatosura, shumë pak nga ato tensoine u reflektuan në terren, ndërmjet fqinjëve me përkatësi të ndryshme etnike. Për shmebull, nuk më kujtohet se gjatë gjithë vitit 2001 kemi pasur ndonjë rrahje ndëretnike në ndonjë kafene. Kjo është për shkak se kishim krizë ’top down’, e cila fillon nga elitat dhe nuk arrin deri te ‘qytetarët e thjeshtë’. Ajo ishte krizë politike, nacionialiteti, identiteti, për të drejta etnike kolektive. Përfaqësues i atyre kërkesave ishte BDI-ja. Marrëveshja e Ohrit në masë të madhe i adresoi mu ato probleme, duke filluar nga lartë – poshtë. Si e tillë, ajo është një dokument relativisht i suksesshëm, dhe marrëdhëniet ndërmjet elitës maqedonase dhe asaj shqiptare janë përmirësuar dukshëm.

Dhe një qëndrim krejtësisht i kundërt me të:

Pas 13 vitesh të kësaj Marrëveshjeje, gjendjet janë edhe më të rënda se sa që ishin para nënshkrimit të saj. Në vend të Maqedonisë unitare, kemi një federatë partiake dhe në çdo pjesë federale partiake partitë në pushtet i gëzojnë përfitimet e të ashtuquajturës rritje ekonomike e vendit. Në vend të pajtimit ndërnacional, djegia e shtëpive dhe rrahja ndërmjet të rinjve të etniteteve të ndryshme me epilog të vrasjeve u bë trend i dekadës. Në vend të përfaqësimit adekuat të bashkësive etnike nëpër institucione, sot kemi punësim partiak të aktivistëve të cilët ngjesin plakate gjatë zgjedhjeve, si kusht pët të marrë ndonjë pozitë ministrore ose vend drejtori. I ashtuquajturi Sekretariat për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit u bë byro partiake për punësimin e aktivistëve partiakë të BDI-së”.

Kjo fletë për atë se pika fillestare prej ku raportohet për Marrëveshjen kornizë të Ohrit dallon shumë nga ajo që praktikohej nga ana e mediave në momentin e nënshkrimit të saj, për shkak se atëherë trajtimi i saj ishte si zgjidhje e vetme e mundshme për tejkalimin e konfliktit ndëretnik në RM.

Potencimi në titujt, por edhe në përmbajtjet e teksteve se nënshkruesit e Marrëveshjes nga blloku politik maqedonas nuk od të marrin pjesë në shënimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe përputhja e pushimit vjetor të liderit të VMRO-DPMNE-së me këtë ngjarje (edhe atë jo vetëm këtë vit) jo rastësisht e çon lexuesin të mendojë se blloku etnik maqedonas (edhe pozita edhe opozita) nuk është e kënaqur me mënyrën se si praktikohet kjo marrëveshje.

Brif madje përkujton se manifestimi i vitit të kaluar, kur ish-kryeministri Ljubço Georgievski thotë se në vitin 2001 pa dëshirë është pajtuar ta nënshkruajë “kornizën e re kushtetuese”. Mirëpo, më vonë haptazi pranoi se nëse duhet të bëhet analizë për atë se a ka pasur Maqedonia nevojë për ndryshim radikal të Kushtetutës së saj, atëherë duhet thënë qartë – po.

Lidhja e Marrëveshjes së Ohrit me përditshmërinë aktuale të Maqedonisë u bë praktikë në mediat tona. Qëndrimin se Marrëveshja kornizë e Ohrit edhe më tepër e ka ndarë shoqërinë e Maqedonisë dhe se nuk ekziston as ajo pak bashkëjetesë që ekzistonte para konfliktit të vitit 2001 mund ta shohim te Теlma:

Siteli e trajton si:

Një copë letër që solli paqe në vitin 2001, hyri në moshën tinejxhere. Në ditëlindjen e 13-të atë e pritën protestat për “Monstrumin” dhe pohimet e një pjese të politikanëve të BDI-së se marrëveshja zbatohet vetëm në aspekt kuantitativ, e jo edhe në atë kualitativ.

Utrinski shkruan se:

Trembëdhjetë vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes kornizë, Maqedonia akoma merret me numra dhe analiza sa është bërë për realizimin e saj, e jo edhe me atë se a fituam demokraci funksionale dhe shtet multietnik kur respektohen dallimet.

 

KU GABOJNË MEDIAT?

Lidhja e funksionalitetit të institucioneve të një shteti me një dokument, i cili në kohën e miratimit të tij trajtohej si mënyrë e vetme për ndërprerjen e konfliktit të armatosur në vend, në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë prioriteti i vetëm nga ana e mediave që ka të bëjë me nënshkrimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit.

Ndryshimet kushtetuese në pjesën e Preambulës, organizimit territorial , (mos)diskriminimit, arsimit, përdorimit të gjuhëve e të ngjashme, të shprehura në përgjithësi në tre anekset për amandamentet kushtetuese, ndryshimet ligjore dhe implementimi i masave për ndërtimin e besimit, tashmë formalisht janë futur në të gjitha ligjet ku duheshte të bëhet kjo (duke filluar nga Kushtetuta, e deri te Ligji për asrim, për vetëqeverisje lokale etj.).

Përkundrazi, ndoshta është më mirë të kërkohet nga bashkëbiseduesit që të deklarohen rreth funksionalitetit të ndryshimeve të bëra në Kushtetutë dhe në ligje dhe për atë se a zbatohen ato vetëm në mënyrë “kozmetike” ose janë inkuadruar thelbësisht në sistem.

Një gjë e tillë haset në gazetën e përditshme Veçer ku në pyetjen se a nevojitet marrëveshje e re kornizë, fitohet përgjigja se ai është i mirë vetëm se ka problem dhe pengesa në implementimin e tij.

Pyetjet në të cilat mediat nuk kërkuan përgjigje janë këto:

  1. Kur parnterët qeveritarë do të dalin me qëndrim të përbashkët rreth kualitetit të administratës shtetërore (si pjesë e zbatimit të marrëveshjes kornizë – pjesa 1)
  2. Në çfarë mënyre përcaktohet se sa përfaqësues të bashkësive etnike duhet të jenë të përfaqësuar në resorë të caktuar dhe cilat kritere kualitative duhet t’i plotësojnë ata, përveç përqindjes si masë që është përdorur deri tani; (pjesa – 3 dhe 4)
  3. Pse përfaqësimi i bashkësive etnike shihet vetëm si përqindje proporcionale e maqedonasve dhe shqiptarëve? (Аneksi C-5)
  4. Ku janë këtu bashkësitë e tjera etnike? (Аneksi C-5)
  5. Çka ndodh me regjistrimin? Pse politizohet ky operacion statistikor? (Аneksi C -2)
  6. Pse integrimi nuk është trajtuar në mënyrë të barabartë nga mediat edhe për personat e zhvendosur të përkatësisë etnike maqedonase në mjediset ku shqiptarët janë shumicë? (Аneksi C- 3.2)

Nuk duhet harruar se përveç transmetimit të informatave, çdo redaksi ka për obligim që të kërkojë nga bashkëbiseduesit e saj që të deklarohen për çështje esenciale që janë me rëndësi për popullatën e gjithmbarshme të vendit (nënkuptohet, me obligime prioritare ndaj lexuesve të saj). Kur bëhet fjalë për Marrëveshjen kornizë të Ohrit është më se evidente se gjatë trembëdhjetë viteve të kaluara euforia rreth nënshkrimit të saj te pala maqedonase dhe ajo shqiptare u transformua në mospajtim të heshtur, ndërsa këtë vit edhe në deklarimin e hapur se ka nevojë të bëhen ndryshime esenciale.

Detyrë e mediave është që të mundësojnë që publiku i gjerë të jetë në rrjedha me të gjitha këto informata dhe t’u japë një pasqyrë të vërtetë për atë se si mendojnë aktorët që kanë marrë pjesë në krijimin e kësaj marrëveshjeje.

(Fund)

Lajme të ngjashme

Back to top button