Berisha: Arrestimi i Guvernatorit është bëra nga Rama, Fullani ka ruajtur pavarësinë e Bankës

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste në media ka folur për skandalin që ka përfshirë Bankën e Shqipërisë, duke e cilësuar arrestimin e ish-guvernatorit Fullani, hakmarrje personale të kryeministrit Rama. Sipas Berishës arrestimi i Fullanit është ineksim i Ramës, i cili udhëhiqet nga urrejtja. Më tej Berisha është shprehur se Fullani mund të ketë pasur 120 të meta, por ka mbajtur qëndrim stabiliteti monetar për kohën e krizës rajonale.

“Ndodhi një krim i shëmtuar. U vu dorë, u prek, u vodh, në kasafortën e shtetit. Jashtë populizmit dhe e them këtu për arsye strikte për arsye politike, kërkova publikisht një hetim të rreptë dhe vendosjen para ligjit të përgjegjësve të këtij akti. Nisi një proces që në pamje të parë ishte proces në përputhje me shtetin ligjor. U arrestua hajduti, dhe bashkëpunëtori. Publikisht qëndrova, pasi nisi analogjia. Prokuroria nuk interesohej për hetimim, por për të arrestuar guvernatorin. Prokurori nuk e mori në pyetje. Në këto kushte u vërtetua se nuk kishte për qëllim hetimin. Po të shkojmë tek kasaforta, ajo ka një sërë procedurash dhe sigurisht, pra i administron një përgjegjës sigurie.

Për të faktuar se prokuroria nuk do hetimet, përgjegjësi i Departamentit nuk ka dëshmuar në Prokurori, i cili është babai i Brisilda Shehajt. Po të ishte përgjegjësi në Prokurori, nuk do kishte arrestim të Guvernatorit. Kemi një arrestim të paracaktuar për arrestimin e Fullanit. Është inskenim i Ramës. Interesi i Ramës është se caktohet nga një qëllim; udhëhiqet nga urrejtja. Ka një faqe për zonjën Fullani, ku e ka detyruar Ramën për të mbajtur atësinë e të birit. Një padi që u bë ndaj meje, i ra fatkeqësisht zonjës Fullani të merrej. Edi Rama çdo tre muaj deklaronte se nuk do ketë para për të paguar pensione dhe rrogat, dhe se deklaroi se Fullani do pres paratë. Fullani mund të ketë pasur 120 të meta, por ka mbajtur qëndrim stabiliteti monetar për kohën e krizës rajonale”, u shpreh Berisha.

Ndërsa i pyetur për 1 vjeçarin e qeverisë Rama në pushtet Berisha e ka cilësuar si vitin e skandaleve qeveritare. “Nëse do bëjmë vështrim mbi këtë vit, do ngjajë me një shprehje, qeveri të bazuar në skandale. E filloj zotëria e tij pa dhënë betimin, me një vizitë në Kosovë ku për herë të parë përzuri nga Parlamenti opozitën e Kosovës. Pasi shkoi e lexoi një fjalim kryekëput të përgatitur nga Rexhep Qosja. Rugova dhe LDK kanë qenë kundërshtare sëbashku, por asnjëra prej tyre nuk mohoi kurrë punën e Rugovës. Qosja ka qenë kundër Rugovës. Shkon në New York dhe instalohet në një hotel me 4 mijë dollarë nata, për dy javë rresht. Një tjetër skandal ishte dhe ai i Tatimeve. Mandej dhe avionet e drogave në Divjakë. Ku i ra rrota në Divjakë, dhe vraponin si Sanço Panço për të marrë meritën për kapjen e drogës.

Një tjetër skandal ishte dhe pedofili i të punësuarit të Koço Kokëdhimës. Pedofilin e arrestoi News24 dhe jo Edi Rama. U ekzekutua para Policisë së Shtetit, në vendin më të filmuar në vend, një nga tre bankierët e vendit. Kush e pësoi? Asnjë. Para tre javëve u shkarkua një polic. Dhe Edi Rama theksoi se; më vranë mizorisht një mik të mirë, një çun Tirane. Por dhe të vrarët e tjerë janë bij nënash. Doli një skandal në bankë. Filloi procesin stalinist, me Meksin, me të gjitha mjetet, gjersa shkoj në arrestim pa e marrë në pyetje Guvernatorin. Merr armët kimike. I premtoi qeverisë Amerikane për armët”./ Sotnews

Lajme të ngjashme

Back to top button