“Piloti i MH370 vrau veten dhe gjithë pasagjerët në bord”

Vazhdon që të ngjallë shumë spekulime dhe teori konspirative zhdukja e një avioni të Malaysia Airlines në mars të këtij viti.

Së fundmi thuhet se piloti i fluturimit MH370 ka vrarë veten dhe të gjithë pasagjerët duke fikur furnizimin me oksigjen.

Një ekspert i aviacionit thotë se ky është rasti i gjashtë i të tilla vetëvrasjeve. Ewan Wilson, drejtues i Kiwi Airlines beson se kapiteni Zaharie Ahmad Shah planifikoi një vrasje në masë, duke e lënë ndihmëskapitenin jashtë kabinës.

Pasi i ka shqyrtuar të gjitha mundësitë, Wilson insiston se Shah, 53 vjeç, është përgjegjës për vdekjen e 227 pasagjerëve dhe 12 anëtarëve të ekuipazhit në avionin e zhdukur më 8 mars.

Për më tepër, Wilson thotë se janë edhe pesë raste të tjera të ngjashme në historinë e aviacionit. “Ka një dëshirë të theksuar për të injoruar çështjet e problemeve mendore në industrinë e aviacionit,” tha ai.

Sipas tij, nga gjashtë incidente të tilla në tre dekada kanë humbur jetën 661 persona. Wilson thotë se ka arritur në përfundimin se kapiteni ka kryer këtë masakër pasi ka shqyrtuar të gjitha opsionet. Pavarësisht se maskat e oksigjenit do kishin rënë për të gjithë pasagjerët, ato mund të furnizojnë me ajër për 20 minuta.

Kabina do ishte furnizuar diçka më shumë. Në fund, të gjithë kanë vdekur nga mungesa e oksigjenit. Megjithatë, këto sërish janë teori, pasi nuk ka asnjë provë që të mbështesë diçka të tillë.

Lajme të ngjashme

Back to top button