Arrestohet Pasko Kuzman, drejtori i mbrojtjes së trashëgimisë kulturore maqedonase

Sot në mëngjes policia ka arrestuar Pasko Kuzman, drejtor i Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore maqedonase. 

Sipas mediave maqedonase ai me prqanga është dërguar në Gjykatën Penale në Shkup. Policia ka konfirmuar rastin duke mos dhënë shumë detaje në lidhje me atë pse është prangosur.

Mediat shkruajnë se Kuzman është arrestuar për rastin “Falanga 2”, ku më parë u arrestuan dhe19 persona mes të cilëve edhe të punësuar në Drejtorinë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Muzeut të Maqedonisë në Demir Kapi si dhe zyrtar policie nga Velesi. 

Të lartëpërmendurit kanë gërmuar në lokalitete arkeologjike në Demir Kapi, Sveti Nikollë, Kavadar dhe Shkup dhe më pas i kanë shitur jashtë Maqedonisë objektet e gjetura me vlerë arkeologjike dhe kulturore.

Kuzman njihet mirë nga shqiptarët nga rasti i Kalasë së Shkupit kur ai insistonte atje të ndërtojë Kishë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button