Bleros nuk i interesojnë fjalët e tjerëve

Shpeshherë jemi mësuar që të dëgjojmë se fjalët që të tjerët i flasin nuk kanë ndikim në jetën e këngëtarëve. E këtë gjë e ka bërë të ditur edhe njëherë këngëtari Blero Muharremi. Përmes një fotografie të hedhur në rrjetin social ‘Twitter’ Blero ka thënë se është mirë që të mos lejojmë që fjalët e dikujt të kenë influencë në jetën e secilit prej nesh.

“Life is so much better when you stop caring what others think (Jeta është më e bukur kur ju ndaloni së brengosuri për atë që tjerët thonë)” ishte shkrimi i këngëtarit. Blero është shumë aktiv edhe nëpër rrjetet tjera sociale ku para pak ditësh kishte postuar një video në ‘Instagram’ dhe shihej se është së bashku me Tarën e cila vallëzonte me tingujt e këngës së babait të saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button