9 nga 18 lojtarët e zviceranes U16, janë shqiptarë

Zvicra U16 ka mundur Italinë 5:3. Të gjithë golat për Zvicrën i kanë shënuar shqiptarët: 4 gola Asllani dhe 1 gol, Kameraj

Në ndeshjen ndërkombëtare të futbollit për grupmoshat M16 (U16) e cila u zhvillua më 11 shtator në Porrentruy, në mes të reprezentacionit të Zvicrës dhe atij të Italisë, fitore shënuan kadetët nga Zvicra me rezultat 5 :3

Në këtë takim ndërkombëtar në formacionin e Zvicrës nga 18 lojtarët të cilët ishin në listën e ndeshjes, u paraqitën 9 lojtarë shqiptarë e realizatorë të golave për Zvicrën ishin Mersim Asllani me 4 gola dhe Qëndrim Kameraj një gol.

Ja dhe lista e futbollistëve shqiptarë të cilët u aktivizuan në këtë ndeshje: Kastriot Ndou, Rijad Saliji, Lorik Emini, Mersim Asllani, Kreshnik Hajrizi, Ajet Sejdija, Liridon Mulaj, Qëndrim Kameraj dhe Andi Zeqiri

Realizatorë për Zvicrën ishin Mersim Asllani me katër gola në minutat e 9, 14, 39, 43 dhe Qëndrim Kameraj në minutën e 45. Me karton të verdhë u ndëshkua Kreshnik dhe Hajrizi në minutën e 67

Në këtë grupmoshë janë edhe futbollistët tjerë shqiptar Izer Aliu, Nedim Bajrami dhe Ilir Zenuni.

Në fund duhet cekur se në formacionet e reprezentacionit të Zvicër në futboll, do të ketë lojtarë shqiptarë edhe ne të ardhmen sepse në të gjitha grupmoshat bëjnë pjesë edhe shumë futbollistë me prejardhje shqiptare. Të tillë janë rreth 50 në të gjitha kategoritë./albinfo.ch/

Lajme të ngjashme

Back to top button