Labinotë Demi: Më shumë vetëvrasje në Kosovë se vrasje të kosovarëve në Siri

Labinotë Demi, asambliste në Kuvendin Komunal Gjilanit nuk është e alarmuar me numrin e kosovarëve pjesëmarrës në luftërat në Siri dhe në Irak.

Ajo ka thënë se këtë alarmim e bëjnë më shumë medie e qarqe të caktuar se sa që është e vërtetë.

Demi, në emisionin e KTV-së Rubikon madje ka thënë se shumë më madh është numri vetëvrasjeve në Kosovë (sivjet) se sa numri i të vrarëve kosovarë në Siri e Irak dhe për këtë askush nuk alarmohet.

Astri Haraçia, gazetar, shkuarjen e kosovarëve në luftën e Sirisë ka akuzuar hoxhallarë të cilët, sipas tij, nëpër xhami kanë folur për rëndësinë e Shamit si tokë e shenjtë për të cilën Profeti Muhamed ka thënë që ajo tokë duhet mësyrë për shkak se është tokë e Allahut.

Kundër Haraçisë është deklaruar përfaqësuesi i bashkësisë islame të Kosovës Vedat Sahati i cili ka thënë se nëpër xhami është folur për t’u ndihmuar refugjatët e Sirisë e edhe arnautët atje. Me këtë rast ka thënë ai, janë mbledhur 50 mijë euro./ Koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button