Turma e zemëruar hedh deputetin në kazan plehrash (VIDEO)

Kur një deputet përfundon në një kosh plehrash? Kur bie pre e turmës së zemëruar.

Ky është momenti kur turma e zemëruar e hedh në një kosh plehrash deputetin ukrainas, Vitaly Zhuravsky.
Dikur anëtar i partisë së ish- presidentit Viktor Yanukovych, ai u kap nga turma jashtë godinës së parlamentit në Kiev dhe u hodh në kosh, transmeton Rtv21.

Më pas njerëzit nisën të hedhin mbeturina mbi të. Madje njëri i hodhi sipër edhe një gomë.

Në janar ai kishte autorizuar një ligj që synonte shtypjen e protestave pro- europiane. Në të shkuarën ai ka autorizuar një tjetër ligj për kriminalizimin e shpifjes. Këto tensione vijnë ndërkohë që situata në lindje të vendit mbetet e pandryshuar.

Kohë tensioni për Ukrainën.

Lajme të ngjashme

Back to top button