Ligji për dekriminalizimin e shpifjes u krijua për t’i heshtur deputetët?

Sipas artikullit të publikuar në “Dnevnik” gjatë fundjavës, ligji për dekriminalizim të shpifjes e ndryshon imunitetin e deputetëve në Kuvend, sepse tani mund të ngriten procedura private për dëmshpërblim për shpifje dhe ofendim, dhe sipas gazetës tani deputetët do të kenë kujdes se çka flasin jashtë foltores.

Një interpretim shumë interesant i këtij ligji. Kur është përgatitur ky artikull, në vijim e sipër ka qenë procesi në të cilin kryeministri kërkoi dëmshpërblim prej 15 000 eurosh nga Tito Petkovski, i cili sot u dënua me 10 mijë sosh.
Tani është ngritur padi kundër deputetit Bekim Fazliu i cili e kritikoi ashpër ministrin për drejtësi, ndërsa para një viti u dënua ashpër Jani Makraduli për shkak të shpifjes ndaj ministrit për transport, Janakievski.
Por deri në miratimin e Ligjit për dekriminalizim të shpifjes, deputetët ishin të sigurt në qoftë se sulmet e tyre i bënin nga foltorja e Kuvendit ose në Komisionet parlamentare. Madje edhe kryeministri disa herë iu kërcënua deputetëve të opozitës se në qoftë se qëndrimet e tyre do t’i thonin jashtë Kuvendit, ai menjëherë do t’i padiste për shpifje. Tani si duhet realizohet edhe kjo mundësi, tani kryeministri nuk ka nevojë të presë që të sulmohet nga Kuvendi, tani mund t’i padisë menjëherë me padi civile.

Në fakt, dekriminalizimi nënkupton se nuk është e thënë që deputeti të ndiqet penalisht për shkak se është i mbrojtur me Kushtetutë, por mund të ndiqet për dëmshpërblim dhe të heshtet në mënyrë indirekte. Kjo praktikisht do të paraqesë heshtje të deputetëve opozitarë në Kuvend, pas heshtjes së gazetarëve dhe të eskpertëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button