Rrahje në Tetovë, plagosen rëndë dy persona

Në dy rrahje të veçanta që kanë ndodhur në Tetovë, janë plagosur rëndë dy persona të cilët kanë përfunduar në spital.

Sipas policisë, në rrahjen e parë, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30 në bulevardin “Marshall Tito” në Tetovë, plagoset rëndë I.XH (34) nga fshati Dobrosht. I.XH pas zënkës verbale me personin B.E (44) nga Tetova, janë përleshur fizikisht me çka personi I.XH ka pësuar lëndime të rënda.

Personi B.E gjatë përleshjes ka përdorur një mjet qelqi duke i shkaktuar një plagë të dukshme në kokë dhe në duart e I.XH.

I plagosuri nga Dobrishti është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës, por për shkak të gjakderdhjes dhe lëndimeve të rënda, ai është transferuar Spitalin e Shkupit.

Sipas informatave fillestare sulmuesi ishte i dehur. Pas inspektimit, B.E. u arrestua dhe është në stacionin policor në Tetovë.

Në rrahjen e dytë, përleshja fizike ka ndodhur në Bulevardi “Ilinden”, në të cilën tre tetovar B.R. (24), I.R. (34) dhe SH.R. (46) të cilët ishin të afërm, kanë sulmuar 22 vjeçarin J.S nga fshati Pirok.

Pas një grindje verbale, ai është rrahur së pari me grushta në kokë dhe në trup, dhe më pas me sende të forta është goditur edhe në kokë. Nga rrahja 22 vjeçari J.S është lënduar rëndë me çka është transferuar në Spitalin e Tetovës ku edhe mbahet në mjekim të mëtejshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button