Çfarë është ajo kazino, Hoxhë? (Foto)

Kryeimami kosovar, Sabri Bajgora është fotografuar krahas një reklame kazinoje, me të arritur në aeroportin e Seulit të Koresë Jugore.

‘Shefi’ i Hoxhallarëve të Kosovës përmes profilit të tij në ‘Facebook’, ka njoftuar se gjendet në vendin Aziatik për të marrë pjesë në një konferencë paqeje, ndërsa që në fotografinë e parë shihet reklama e kazinos.

Është interesant të dimë nëse reklama e kazinos është vetëm një gabim i rastit apo ajo që bëhet në një vend të largët nuk njihet? pyet Indeksonline.

Dijetarët islam e kanë thënë shumë herë që ndonëse Islami lejon disa lloje të sporteve, kjo fe ndalon të gjitha aktivitetet ku përfshihen bastet.

Lajme të ngjashme

Back to top button