Modelja franceze jep shuma të mëdha parash për tu dukur kështu! (FOTO)

Modelja franceze Victoria Wild ka harxhuar 38,823 dollarë për operacione plastike me qëllim të realizimit të ëndrrës së saj, të duket si një kukull seksi. Modelja 30 vjeçare ka harxhuar një shumë të madhe parash për tu dukur kështu si që e shihni në foto dhe thotë që është e kënaqur nga pamja e saj, shkruan Cosmopolitan, transmeton Portalb.

Modelja franceze

“Kush nuk do të kishte dashur të dukej kështu, si një kukull seksi? Njerëzit më shikojnë në rrugë dhe më pëlqen vetja se si dukem” thotë ajo e cila ka bërë implante në prapanicë dhe tre herë ka zmadhuar gjoksin.

“Kam pasur një fëmijëri shumë normale dhe nuk dija shumë për operacionet plastike. Megjithatë, gjithnjë kam dashur të dukem si një kukull me gjinj të mëdhej dhe buzë të fryra” thotë me tej Wild.

Modelja franceze2

Kur ajo ka mbushur 25 vjet është martuar me një biznesmen italian, Simon i cili i ka dhënë asaj kurajë por dhe mjete financiare për ta përmbushur ëndrrën e saj.

“Simoni është një biznesmen i suksesshëm , edhe atij i pëlqen pamja ime plastike andaj dhe më ka ndihmuar financiarisht për ta ndjekur ëndrrën time” thotë Wild.

Modelja franceze3

Një ëndërr pak sa e tepruar!

Lajme të ngjashme

Back to top button