Berisha shënoi het-trik për Melbourne Victory

Sulmuesi prishtinas po vazhdon të shkëlqejë edhe me klubin e tij të ri, ku këtë herë shënoi tre gola në ndeshje të kupës së Australisë.

Besart Berisha ia ka marr dorën golit në futbollin e Australisë, kjo pasi që ai po shkëlqen edhe me klubin e tij të ri, Melbourne Victory.

Këtë herë sulmuesi biond shënoi tre gola në fitoren e thellë të Victory si mysafirë i Tuggeranong Unites (6:0) në kuadër të 1/8-ës së finales së Kupës së Australisë në futboll.

29 vjeçari nga Prishtina golat i shënoi në minutat 11, 21 dhe 85 të lojës.

A-League apo kampionati i Australisë në futboll starton më 10 tetor, kur edhe Victory i Berishës është nikoqir i Wester Sydney Wanderers të sulmuesit tjetër prishtinas, Labinor Haliti.

Lajme të ngjashme

Back to top button