fbpx

“Shqiptarët, më të prapambetur në arsimim”

Niveli arsimor i nxënësve shqiptarë është shumë më i ulët se në shumë vende të Europës, por edhe të Ballkanit Perëndimor.

Drejtoresha e Bankës Botërore, për Europën Juglindore Ellen Goldstein tha se ne studimin e fundit te pisas Shqiperia rezulton ne nivelin problematik, persa i perket njohurive te nxenesve ne lexim dhe matematikë.

“Performanca e studentëve në Shqipëri është në nivel të ulët, pra në atë të kuq, përsa i përket leximit dhe matematikës. Dhe përpos investimeve dhe përparimeve që janë bërë gjatë dy dekadave të fundit në arsim, rezulton se është pas vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të ngjashme me të ardhura mesatare me të paktën dy vjet në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre në vendet europiane”, tha Goldstein.

Kryeministri Edi Rama tha se nuk do te kete me asnje mesues qe nuk jep mesim ne profilin e tij, pasi kjo forme ka shkaterruar arsimin ne themel.

“Kemi një mospërputhje, që besoj është unikale në botë; mes profilit të mësuesit dhe lëndës që mësuesit janë, në një masë që shkon në zona të caktuara të vendit dhe mbi 50 për qind. Mësues të profilizuar në lëndë të caktuara, që japin lëndë krejt jashtë profilit të tyre dhe mund të merret lehtë me mend, se cfarë është produkti i këtij procesi mësimor”, tha Rama.

“Eshtë e pafalshme, e patolerueshme që ne të vijojmë të ecim në rrugën kur kemi gjetur në fakt, ku mësues jashtë profilit, jo vetëm në fshatra por edhe në qytete të mëdha të Shqipërisë janë mbi 128 të tillë në drejtorinë Arsimor të Korçës, të një qyteti me tradita në fushën e arsimit, mësues jashtë profilit që ofrojnë në lëndë të tjera jashtë profilit të tyre, edukimin për fëmijët tanë”, tha ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Kreu i Qeverise tha se reforma ne arsim do te shtrihet qe nga kopshtet deri ne arsimin e larte, ku ka ende shume probleme. Ne kopshte mbingarkesa eshte aq e larte sa nuk mbulon me shume se 14 % te fluksit te femijeve, ndersa provlemet ne universitetet publike jane po aq te medha sa ne ato private.

Kryeministri tha se do te mbeshtese financimin e arsimit ne menyre qe gjendja te ndryshoje qe ne themel./ TCH

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close