Izraeli do të dëbojë me forcë mijëra beduinë të tjerë

Administrata Civile e Izraelit në Bregun Perëndimor po përpilon një plan për të dëbuar mijëra beduinë gjegjësisht, 12,500 beduinë nga tokat në lindje të Jerusalemit dhe ti zhvendos ata me forcë në një qytet të ri në Luginën e Jordanit, shkruan gazeta hebreje Haaretz.

Që nga fundi i gushtit e deri javën e kaluar administrata ka botuar nëntë plane që së bashku e përbëjnë planin kryesor për të ndërtuar një qytet të ri në veri të Xherikos (Jericho). Planet janë hartuar pa u konsultuar me beduinë, në kundërshtim me rekomandimin e Gjykatës së Lartë.

Në shënimet shpjeguese të planeve të cilët publiku ka afat prej 60 ditëve për të paraqitur vërejtje, administrata shkruan se propozimi i saj përshtatet me “ndryshime dinamike” që shoqëria beduinë po i pëson, si ajo lëviz nga një shoqëri bujqësore në “një shoqëri moderne që mbijeton nga tregtia, shërbimet, profesionet teknike dhe të tjera.

Qyteti është planifikuar të jetë vendbanim për rreth 12.500 beduinët nga fiset Jahalin, Kaabneh dhe Rashaida. Ky do të jetë një nga tre qytetet më të mëdha me beduinë të dëbuar në Bregun Perëndimor.
Duke dëbuar kështu beduinët për qëndrim në disa qytete të ndryshme, përmbushet procesi 40-vjeçar i mos-lejimit të tyre për të ndërtuar shtëpi të përhershme në vendet ku ata kanë jetuar me dekada të tëra. Ky proces u përshpejtua pas marrëveshjes së Oslos e nënshkruar në vitin 1993.

Që atëherë, administrata civile ka lëshuar urdhër për prishjen e mijëra tendave dhe kasolleve të beduinëve, gjë që ata i janë kundërvënë shpesh duke kërkuar nga drejtësi nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë.
Shlomo Lecker, një avokat që përfaqëson beduinët në gati 100 raste të tilla, thotë për gazetën Haaretz se gjykata nuk ka pranuar pohimin e tij se beduinët janë duke u diskriminuar në krahasim me kolonitë hebreje, megjithatë ajo ka pranuar argumentin e tij se ata nuk mund të dëbohen duke mos pasur vend tjetër për të jetuar. Kjo është arsyeja që e bëri Administratën Civile të planifikojë qytete të reja për ta.
Plani i fundit është autorizuar nga një firmë palestinez të quajtur Azia, e cila gjendet në Ramallah. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button