Ndikimi i diellit tek ekzema dhe aknet

Këto njolla mund të gjenden në pjesë të ndryshme të trupit, por kryesisht në pjesët më të ekspozuara. Ato bien në sy prej ngjyrës më të errët që kanë në krahasim me pjesën tjetër të lëkurës. Këto njolla, që zakonisht formohen nga mungesa e ndonjë vitamine, mund të shfaqen në bërryl, në gjunjë, por edhe në pjesë të ndryshme të fytyrës apo dhe në duar.

Njollat shfaqen pasi ka një ndryshim të shpejtë të epidermës, e cila ndryshon nga 28 ditë, që është zakonisht, bëhet në shtatë ditë, gjë e cila sjell rritje të qelizave të dëmtuara, ky ndryshim shoqërohet edhe nga efekte të tjera, siç është dhe formimi i njollave. Deri tani për njollat dihet vetëm se janë kronike. Dhe trajtimi mund të ndihmojë për të zvogëluar apo zhdukur shenjat.

Njollat në verë
Për personat që kanë probleme me lëkurën është mirë që të mbrohen me krem me mbrojtje të lartë, pasi djegiet e diellit mund të kthehen në njolla të reja dhe që mund të përhapen në gjithë trupin. Duhet pasur kujdes sidomos për lëkurat e thata dhe shumë të ndjeshme. Është mirë, kur keni probleme të tilla, të përdorni një sapun kur bëni dush dhe të mbroni në mënyrë sistematike lëkurën tuaj me krem hidratues edhe pse bën nxehtë.

Aknet: Rrini në diell, por jo shumë
Mjekët përdorin shumë ilaçe për t’u kujdesur për aknet. Por disa trajtime sjellin dhe reaksione që kanë të bëjnë me ndjeshmërinë e lëkurës sidomos ndaj diellit dhe nuk duhet të përdoren gjatë verës. Para se të niseni me pushime këshillohuni me mjekun tuaj, i cili do të ndryshojë trajtimin tuaj. Por megjithatë, për personat që kanë akne, dielli nuk bën mirë. Sigurisht që disa rreze mund të jenë të mira për pak kohë, falë aksionit të tyre antiseptik, por bëhet fjalë vetëm për një periudhë të shkurtër. Rrezet ultravjollcë sjellin nxirjen e epidermës, që përbën një lloj mbrojtjeje ndaj diellit. Por një gjë e tillë sjell më pas krijimin e pikave të zeza, që do të duken më shumë pas pushimeve. Prandaj është mirë të përdorni sapunë që nuk e thajnë fytyrën dhe të evitoni solucionet me alkool. Gjithnjë duhet të mbuloheni me ndonjë gjë të hollë dhe të mos kaloni shumë orë në diell.

Ekzema
Ekzema zakonisht kap të rriturit, sidomos pas kontakteve të vazhdueshme me substanca alergjike. Ajo shfaqet si një pjesë lëkurë e kuqe ose me një pjesë të trashe dhe të acaruar, ose me pjesë të thata të bardha, në pjesën e fytyrës apo dhe gjymtyrëve. Kjo shoqërohet dhe me kruajtje dhe sjell infeksionin.

Ne verë
Dielli ka efekte të mira në pjesën më të madhe të ekzemave. Disa persona që janë alergjik ndaj metaleve ata mund të mbajnë edhe ndonjë bizhu. Por duhet të keni parasysh që para se të niseni me pushime të bëni kujdes që të përdorni sapunët antiseptike apo dhe antibiotikë të pjesshëm. Pjesa e lëkurës që është e prekur nuk nxihet dhe mbeten të bardha pas daljes nën rrezet e diellit. Por kujdes: Buzë detit, rëra dhe uji do të kenë një efekt të veçantë irritues në lëkurën e prekur. Pas daljes nga uji është mirë që të shpëlaheni, në mënyrë që të hiqni kripën nga lëkura dhe duhet të lyheni me spray me ujë termal, me efekt zbutës. Duhet të mbroheni me krem solar dhe gjatë natës duhet të lyheni me krem ushqyes.

Alergjitë në diell
Gjatë orëve të para të ekspozimit në diell shfaqen dhe shenjat e kuqë në të gjitha pjesët e trupit. Prandaj duhet që në fillim të përdorni krem me mbrojtje të lartë. Dhe nëse ju nuk do të keni përmirësim, atëherë duhet të këshilloheni me mjekun dhe të merrni ilaçe kundër alergjisë. Duhet të keni parasysh që të shfaqeni në diell çdo ditë nga pak dhe ruajuni mirë. Prandaj duhet të merrni masa, të përdorni kremra që kanë përmbajtje melanine dhe ulin reaksionin e fotondjeshmërisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button