Analistët: Maqedonia me këtë politikë po kthehet ka Rusia

Deklarata e ministrit të jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Poposki, se BE nuk mund të kërkojë nga Maqedonia të zbatojë të drejtën ndërkombëtare për aq kohë sa anëtaret e saj nuk e respektojnë atë; i dërgon porosi të qartë Unionit se Maqedonia mban inat për shkak se integrimi i saj është i kushtëzuar nga zgjidhja e emrit.  Kjo qasje, sipas analistëve si dhe qëndrimi i rezervuar i Maqedonisë ndaj sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, dëshmon riorientimin e vendit nga lindja, flasin ata për Alsat-M.

Sipas profesorit Zdravko Savesk, qeveria në këtë mënyrë përgatit opinion për riorientimin e vendit drejt Rusisë dhe Kinës.

“Deklarata e Nikolla Poposkit më pak bazohej në realitetin ekonomik, por më shumë ishte një deklarim jo i drejtpërdrejtë dhe përgatitje e opinionit në Maqedoni për riorientimin e Qeverisë sa i përket BE-së dhe Rusisë, respektivisht mos angazhim i mjaftueshëm për integrimin në BE por gjetja e zgjidhjeve të tjera përmes riorientimit drejt Rusisë dhe Kinës’, thotë për Alsat, Saveski.

‘Maqedonia dëshiron të qëndrojë në të dy anët të mbajë raportet me BE-në por në anën tjetër të mos i ftoh raportet me Rusinë. Nuk mund të rrini ulur në dy karrige, Maqedonia nuk guxon të marr anë të një shteti i cili ka shkelur në mënyrë të rëndë të drejtën ndërkombëtare…Në njërën anë si shtet kandidat, nën dy meqenëse janë të përgatitura në bashkëpunim edhe me SHBA-të dhe tre, meqë ka të bëjë me shkelje të së drejtës ndërkombëtare që janë bërë nga ana e Rusisë’’, tha Bekim Kadriu, profesor.

Ministri i Jashtëm Nikolla Poposki dje shprehu rezerva për zbatimin e sanksioneve të BE-së drejt Rusisë.

‘Mirë e dimë se një shtet anëtar i NATO-s dhe BE-së e ka shkelur seriozisht të drejtën ndërkombëtare dhe këtë e ka vërtetuar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe kjo seriozisht e problematizon kërkesën drejtuar Maqedonisë për zbatimin e të drejtës ndërkombëtare’, deklaroi Nikolla Poposki, Ministër i Jashtëm .Shqipëria dhe Mali i Zi edhe pse vende jo anëtare të BE-së që nga muaji mars iu bashkëngjitën nismës për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button