Zv/ministrat e Maqedonisë tani do të kenë ingerenca më të mëdha

Nëse në seancë të Qeverisë mungon ministri, atëherë zv/ ministri mund të marrin pjesë dhe me të drejtë të plotfuqishme të vendosin. Këto janë ndryshimet e fundit për qeverinë të cilat rrisin ingerencat e zv/ ministrave. Ky propozim unanimisht u mbështet  nga të gjithë anëtarët e Komisionit për Sistem Politik.

Ky propozim ligj është mbështetur nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Deputeti I BDI-së Rafiz Haliti kërkoi që pos në Qeveri, zv/ministrat të jetë të barabartë edhe në ministritë përkatëse.

‘Ne si BDI gjithsesi se do ti japim mbështetje këtij propozim ligji që propozohet, pasi që mendojmë se është në interes të funksionalitetit të qeverisë. Por mendoj që në të ardhmen duhet të mendohet që zv/ ministrat jo vetëm të jenë të barabartë në qeveri por duhet të jenë të barabartë në ministrinë përkatëse’, tha Rafiz Haliti, BDI.

‘Kjo paraqet vetëm një ndryshim të vogël, që do të kontribuoj që të precizohet roli i zv/ ministrave, të precizohen të drejtat e tyre, kompetenca dhe obligime në rastet kur bëhet fjalë për pjesëmarrje dhe vendosje në seancat e qeverisë’, tha Marta Arsovska-Tomovska, zv ministre për shoqëri informatike.

Deputeti Kenan Hasipi, ndonëse në mënyrë hipotetike ngriti shqetësimin e tensionimit të raporteve ndërmjet partnerëve të koalicionit qeveritarë.

‘Në rast se eventualisht ministrat vendosin që të mos marrin pjesë në seanca, atëherë ky ndryshim sjell deri në situatë  që përfaqësuesit e një grupacioni të njëjtë politik të sjell vendime, dhe kjo ndoshta në situata të krizës mund të sjell deri tek përkeqësimi i marrëdhënieve’, u shpreh Kenan Hasipi, deputet.

‘Edhe unë e kisha shqetësimin e njëjtë, çka nëse në një situatë të caktuar për shkak të mospajtimeve politike bojkotohen seancat e qeverisë nga njëri prej partnerëve të koalicionit qeveritarë. Kjo ndoshta mban për ndonjë partner më të vogël qeveritarë që ka një resor. Por nga ana tjetër në rast se  atë e bën ndonjëri nga partnerët më të mëdhenj qeveritarë, atëherë ajo nënkupton rrëzim të qeverisë’, deklaroi Roza Topuzova-Karevska, deputete e pavarur.

Ligji pritet të kaloj edhe në seancë plenare dhe pas shpalljes në gazetën zyrtare  të hyj në fuqi.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button