Maqedonia parajsë tatimore, humnerë për punëtorët

Propagandat e shtrenjta qeveritare për thithjen e investitorëve të huaj kanë në thelb reklamimin e qasjes diskriminuese ndaj fuqisë punëtore. Përveç politikës fiskale njëri ndër adutë kryesorë të qeverisë në mundësin që të kthej interesin e investitorëve të huaj është duke e prezantuar edhe fuqinë e lire punëtore në përmasa të një trajtimi skllavërorë.

Kjo nuk ka sjellë as investime dhe Maqedonia vazhdon të mbetet njëri ndër vendet me më pak investime në rajon.

Edhe ato pak investime që kanë hapur veprimtarin e tyre në Maqedoni, thuajse po binden nga deklarimet e qeverisë për krahun e lirë të punës duke i trajtuar ato njësoj si qeveri me pagë të ulëta deri në minimale duke mos u paguar as kompensime për rrugën dhe ushqimin.

Një trajtim i tillë po ndodh edhe në fabrikën për paketimin e vezëve me lojëra për çokolatat e famshme, “kinder vezë”, një firmë italiane në fshatin  Leshkë të Tetovës, “Ferrero” ku punojnë kryesish gra.

Një e punësuar në këtë fabrikë, thotë për Portalb se kundrejt një orari prej 8 orëve dhe një norme punë të ngarkuar marrin rrogë që viron nga 6000 denarë deri në 9000 denar, ndonëse ky nivel i dytë është rrallë i arritshëm.

Paga e të punësuarve në kompani me Kapital të përzier, nuk sjellë shpresë më të madhe për krahun e lirë të punës. Ajet Ismaili, thotë se ndonëse janë të ralla investime të tilla, atij i ka rastisur të punojë për një kompani që ishte me Kapital të përzier. Ai thotë se përkundër entuziazmit për paga më të mira që në fillim ata na inkurajonin se ne paguhemi mirë me gjithë pagën minimale që merrnin, duke marrë si kontrapeshë punëtorët e fabrikës së tekstilit, “Teteks, të cilët merrnin edhe nga 3000 mijë denarë rrogë.

Maqedonia proklamohet si vendi që ka ndërmarrë masa aktive për thithjen e investimeve të huaja, por ndodh e kundërta nga pritshmëritë, ulet çmimi të krahut të punës dhe as masat e subvencioneve nuk sjellin prosperitetin e pritur ekonomik, shkruan portali regjional “Bilten.

Pas shtatë viteve, qeveria ende është entuziaste për politikat e saja, por realiteti nuk është shpresëdhënës. Përkundër reklamimeve të shtrenjta të cilët fuqinë punëtore e ofronin me çmime të lirë, Maqedonia pas Bosnjës është vendi me më pak investime të huaja në vend.

Punëdhënësit, nuk durojnë shumë pakënaqësinë e punëtorëve, ata nuk humbin koh dhe largojnë nga puna punëtorët që shprehin pakënaqësi.

Sipas  të dhënave të portalit regjional “Bilten”, një rast i tillë ka ndodhur edhe në “Drekselmaier”, në Kavadar.

Ndryshimet në ligjin e punës, ngarkojnë edhe më shumë punëtorët. Me to kërkohet më shumë pagës sociale të cilët do të jetë rendë të përballojnë punëtorët që marrin paga minimale, por edhe ata që konsiderohen se marrin një rrogë stabile për rrethanat e Maqedonisë, transmeton portal “Bilten”.

Lajme të ngjashme

Back to top button