Rrjedhin pamjet e Samsung Galaxy Grand Prime

Së fundmi kanë filluar të qarkullojnë disa zëra që thonë se modeli i ri i pajisjes mobile të Samsung, i njohur si Samsung Galaxy Grand Prime është parë online.

Telefoni i ri i Samsung duket pak a shumë ngjashëm sikurse çdo pajisje tjetër mobile e Samsung, por siç thuhet, ky model ofron karakteristika më të dobëta në krahasim me Samsung Galaxy Grand 2.

Ashtu si me çdo prodhues tjetër të telefonave mobil, fokusi kryesor është tek kamera e përparme për fotografi selfie, e cila është thënë se do të vijë me 5MP, një përmirësim i dukshëm në krahasim me modelin e parë të Galaxy Grand. Në pjesën e pasme, kamera e telefonit do të jetë me 8MP në 1080p video.

Ekrani i Samsung Galaxy Grand Prime thuhet se do të sjell 5 inç në rezolucionin qHD, ndërsa memoria e brendshme e këtij modeli do të jetë me 8GB të integruar, dhe portin për mikroSD, dual-band Wi-Fi a/b/g/n, Bluetooth 4.0, 3G dhe 1GB RAM. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button