UEJL e kënaqur me regjistrimin e studentëve

Në bazë të ligjit, shpallet afati i tretë i regjistrimit të studentëve në ciklin e parë dhe afati i dytë për studimet e magjistraturës, nga 17-30 shtator.  

Në bazë të analizave të bëra, Ekipi Ekzekutiv i Rektorit ka vlerësuar se afati i parë dhe i dytë i regjistrimit të studentëve në vitin e parë, në fakultetet e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), për vitin akademik 2014/2015, ka patur sukses të plotë, pasi janë përmbushur parashikimet për ciklin e pare te studimeve.

Afati i tretë i regjistrimit për ciklin e pare të studimeve është nga 17-30 shtator, kurse për të njëjtën periudhë është shpallur edhe afati i dytë i regjistrimit për ciklin e dytë të studimeve (master), kurse afati i dytë i regjistrimit për ciklin e tretë (doktoraturë), fillon  me 18 shtator dhe do të zgjat deri më 30 shtator.
“Aplikimet për studime në UEJL, në afatin e parë, kane dhënë rezultatet e pritura dhe po kështu presim një interesim të theksuar edhe në afatin e tretë, i cili  tashmë është shpallur. Është, gjithashtu me rëndësi fakti se gjeneratat e reja gjithnjë e më shumë po arrijnë ta identifikojnë UEJL-në si universitetin e së ardhmes, ndërsa tregu i punës qarte po bën dallimin mes diplomave dhe dijeve dhe kompetencave te matshme, ku universiteti ynë tanimë po dëshmohet per standarde të barasvlershme me ato me te avancuarat ndërkombëtarisht”, ka theksuar, rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika.

Që tani mund të thuhet se janë konstituuar pjesa më e madhe e grupeve studimore, të cilat do të mund të funksionojnë ne gjuhen shqipe, maqedonase dhe ne gjuhen angleze, në numër të mjaftueshëm, në programet studimore për të cilat kanë shprehur interesim për të studiuar studentët në Universitetin e Evropës Juglindore, në Tetovë dhe Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button