Pas Skocisë, edhe Uellsi pavarësohet nga Mbretëria e Bashkuar?

Referendumi për pavarësinë e Skocisë do të mund të frymëzojë edhe nacionalistët në Uells, të cilët pritet që pas disa viteve të ndjekin një rrugë të ngjashme sikurse skocezët, shkruan gazeta londineze “The Guardian”.

Edhe pse anketat e kryera disa vite më parë kanë treguar se vetëm dhjetë për qind e popullsisë mbështesin pavarësinë e Uellsit, “The Guardian” vlerëson se, pas referendumit në Skoci, lëvizjet nacionaliste do të mund të forcohen, transmeton Telegrafi.

Gazeta raporton se si disa politikanë në Uells besojnë se pavarësia, nuk duhet të vazhdoj edhe më tej të konsiderohet si një ëndërr e pakapshme.

Kujtojmë se skocezët do të dalin të enjten në një referendum për shkëputje nga Mbretëria e Bashkuar, ndërsa sondazhet tregojnë se 51 për qind e qytetarëve do të votojnë për pavarësi, kundrejt 49 që janë për mbetje në Mbretëri të Bashkuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button