Maqedonia nuk rrezikohet nga përmbytjet e ciklonit “Talija”

Gjendja hidrologjike në Maqedoni është stabile dhe tani për tani nuk ka rrezik për përmbytje, informoi sot drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Shaban Saliu.

Reshjet e rrëmbyeshme të shiu që i solli cikloni “Talia” gjatë ditëve të kaluara nuk kanë shkaktuar dëme më të mëdha materiale, përveçse në komunën Çashkë ku me kërkesë të kryetarit të komunës është dërguar mekanizëm dhe së shpejti pritet sanim i dëmeve.

“Lartësia e nivelit të hidroakumulimeve dhe liqeneve është në nivel normal, ndërsa në normale është edhe niveli i lumenjve”, theksoi Saliu në konferencë shtypi.

Ai shtoi se DMSH-ja është maksimalisht e përgatitur për përmbytje eventuale të përmasave më të mëdha dhe se po ndërmerren një sërë masa parandaluese. Apeloi që edhe vetëqeverisjet lokale t’i ndërmarrin aktivitetet e nevojshme parandaluese që janë në kompetencë të tyre.

“Maksimalisht është ngritur gatishmëria mobile e të gjithë të punësuarve në qendrën e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe në njësitë lokale, është bërë kontroll i ekipeve dhe pajisjes për mbrojtje dhe shpëtim, si dhe kontroll të mekanizmit ndërtimor në firmat me të cilat DMSH-ja ma firmosur marrëveshje”, theksoi Saliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button