Një i vdekur dhe një i lënduar, bilanci i një gjuetie fatale

Mbrëmë rreth mesnatës në fshatin Mrenoga, komuna Demir Hisar, gjatë gjuetisë ka ndodhur një aksident në të cilin një gjuetar e ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime të rënda trupore, njoftoi SPB Manastir.

“Gjatë gjuetisë, personi M.I. (69 vjeç) nga fshati Mrenoga, me pushkë gjuetie ka shtënë drejt djalit të tij D.I. (40 vjeç) dhe Aleksandar V. (21 vjeç) të gjithë nga fshati Mrenoga i Demir Hisarit. Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë Aleksandar V., ndërsa D.I. ka lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin klinik të Manastirit.

Lajme të ngjashme

Back to top button